Për El Çapon është kërkuar dënim me burg të përjetshëm plus 30 vjet shtesë

Nju-Jork, 11 korrik – Prokurorët shtetëror amerikan kërkojnë dënim me burg të përjetshëm për narko bosin meksikan Hoakin Gusman, i njohur si “El Çapo” , i cili në shkurt u shpall fajtor për shkak se ka planifikuar vrasje dhe kontrabandimit me drogë.

Autoritetet federale në dokumentin, i cili dje iu parashtrua gjykatës, krahas dënimit me burg të përjetshëm kanë kërkuar për El Çapo edhe shqiptimin e 30 vjet burg.

Theksohet se prokurorët, gjithashtu, nga gjykatësi kanë kërkuar të vendos kthimin e pronës të viktimave në vlerë që do të konfirmohet më vonë.

Avokati i El Çapos, Xhefri Lihtmen vlerësoi se kërkesa e prokurorëve është e “gabuar”.

Shqiptimi i aktvendimit për narko bosin është caktuar për më 17 korrik.