Juventus-Sassuolo ka qenë rasti për Paulo Dybala që të luante ndeshjen e 100-të me fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Tifozët e kanë pritur argjentinasin edhe me një banderolë ku tregonin respektin e dashurinë për numrin 10. Dybala zgjodhi rrjetin social “Twitter” për t’u falënderuar duke shkruar mesazhin e mëposhtëm: “Faleminderit të gjithëve! 100 herë, një krenari për mua.”