Për dy muaj 20 dënime për drejtuesit e trotineteve

Në dy muajt e fundit, korrik dhe gusht, janë dorëzuar mbi 20 masa për drejtim të parregullt ndaj drejtuesve të trotineteve elektrik, shumica e të cilëve kishin të bënim me lëvizjen nëpër rrugë dhe jo shtigje për biçikleta apo trotinete. Për drejtuesit e trotineteve janë përgatitë gjoba në para me vlerë nga 50 deri në 80 euro në kundërvlerë në denarë dhe në raste kur drejtuesit ishin fëmijë, një gjobë prej 120 euro për prindërit e tyre. SPB-Tetovë edhe një herë u rikujton pronarëve të trotineteve elektrike që të mos lëvizin në rrugë, të mos mbajnë persona apo objekte të tjera në to, të mos mbartin me vete kafshët e tyre deri sa lëvizin e kështu me radhë. Në periudhën e ardhshme, ndjeshëm do të përforcohen kontrollet ndaj kësaj kategorie të pjesëmarrësve të trafikut, aq më shumë se ata shpesh shkaktojnë tollovi në rrugët më të frekuentuara, veçanërisht gjatë mbrëmjeve kur është shumë e vështirë për t’u vënë re. (U.H)