Për 3000 dollarë, mysafirët e një restoranti në Boston të SHBA-së mund të porosisin një hamburger që vjen me një unazë fejese brenda.
“Pauli’s” thotë se me ofertën 48-orëshe, hamburgeri vjen me unazë diamanti dhe ari 14-karatësh.
Restoranti thotë se oferta është pjesë e ditës speciale të të dashuruarve, më 14 shkurt, transmeton Albinfo.ch.
Pronari i restorantit Paul Barker ka thënë se deri tash nuk ka marrë oferta, por ka pasur disa të interesuar.