Tiranë, 21 nëntor – Në ditën përkujtimore të viktimave të aksidenteve rrugore, policia rrugore e Shqipërisë ka inskenuar aksidente në zonat më problematike duke synuar sensibilizimin e shoferëve. “Kjo nismë vjen pasi aksidentet janë kthyer në një problem serioz në vend duke shkaktuar mijëra vdekje në brenda një dekade”, raporton portali Albeu. Statistika thotë se gjatë viteve të fundit ka vdekur një shqiptar për çdo 26 orë dhe janë plagosur 6 të tjerë po në këtë interval kohor. Gjithashtu, mësohet se që nga viti 1992 në Shqipëri kanë ndërruar jetë rreth 7 100 persona dhe janë plagosur 26 602 të tjerë nga aksidentet, të cilat janë kthyer në një ndër shkaktarët kryesor të humbjes jetës në Shqipëri.