Kjo është një histori prekëse e një punëtori indian i cili punon ditë e natë që t’i shërbejë komunitetit të tij, duke i ushqyer ata që kishin nevojë, duke organizuar donacione për dhënie të gjakut dhe duke organizuar rite për funerale. Sarbeet Singh, i njohur si Bobby ji, është një samaritan i cili jeton në Shimla, i lokalizuar në Himachal Pradesh në Indi. Për 10 vitet e fundit, ai ia ka dedikuar jetën e tij ndihmës ndaj nevojtarëve. Ai është gjithnjë i gatshëm të ndihmojë rrethin e tij, përcjell lajmi.net Njerëzit e quajnë gjithashtu “Vela Bobby”. Termi “Vela” është një fjalë në gjuhën punjabi dhe përkthehet si “idle”, përdoret si fjalë që përshkruan dikë që nuk ka diçka më të mirë për të bërë. E çfarë do të kërkonte më shumë një njeri se sa të jetë aty çdoherë për njeriun tjetër? Edhe nëse paguhen, shumë njerëz refuzojnë të transportojnë trupin e vdekur në ritet e fundit, si nder për të. Por, Bobby e bën këtë falas, gjithmonë. Për 11 vitet e fundit, ai ka mbledhur mbi 20,000 shishe gjak. Njerëzit në Shimla e njohin të gjithë, e spitalet të gjitha e kanë numrin e tij në rast nevojë.