Për Daçiqin, duke mos hequr taksën Kosova e rrezikon stabilitetin e Ballkanit

0

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka pritur sot në Beograd homologun e tij sllovak, njëherësh kreu i OSBE-së, Miroslav Lajçak.

Ai me këtë falënderoi Sllovakinë për mbështetjen e integrimit të Serbisë në BE, si dhe mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Duke pasur parasysh se Lajçak vizitoi Shqipërinë, dhe se do të vizitojë vendet e tjera, si dhe misionin e OSBE-së në Kosovë, është e rëndësishme për të shkëmbyer mendime në lidhje me të gjitha problemet dhe sfidat, si dhe ‘aktet e njëanshme të Prishtinës, të cilat kërcënojnë të shkaktojnë destabilizim të gjithë rajonit’”, tha kreu i diplomacisë serbe, duke iu referuar vendimit të Prishtinës zyrtare që të mos heq taksën ndaj mallrave të Serbisë dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina.

Comments are closed.