- Sikur të kisha guximin të jetoja jetën që desha unë në të vërtetë, jo jetën që të tjerët dëshiruan ta jetoja: Ky ishte pendimi më i zakonshëm i njerëzve, jetët e të cilëve ishin kontrolluar më shumë nga të tjerët se sa nga vetë ata.
- Sikur të mos kisha punuar kaq shumë: Çdo pacient mashkull pendohej për këtë. Ata ndjeheshin se kishin kaluar shumë pak kohë me familjen.
- Sikur të kisha guximin për t’i shprehur ndjenjat e mia: Shumë pacientë rrëfeheshin se i kishin mbajtur ndjenjat për vete në mënyrë që të mbanin paqen me të tjerët. Ware tha se shumica ishin sëmurë për shkak të mllefit që kishin ndjerë si rezultat i fshehjes së ndjenjave të vërteta.
- Sikur të kaloja më shumë kohë me miqtë: Mund të jetë e vështirë të kalosh shumë kohë me miqtë kur rritemi dhe jeta vështirësohet, dhe nuk është e pazakonshme që t’i harrosh njerëzit përderisa jeton jetën. Pacientët në prag të vdekjes nuk e kishin kuptuar në të vërtetë vlerën e miqve të tyre, derisa ishte shumë vonë.
- Sikur të isha më i lumtur: Shumë prej tyre nuk e kishin kuptuar deri në prag të vdekjes se lumturia është një zgjidhje që e bëjmë, tha Ware. Frika për ndryshim, kënaqja e personave të tjerë dhe zakonet e përgjithshme që i kishin formuar ata në jetë, i kishin parandaluar ata për të qenë të lumtur.