Tetovë, 3 maj – Evidenca e policisë së Tetovës tregon se për çdo ditë zyrtarët te tyre kanë konstatuar nga rreth 50-të shkelje në komunikacion gjatë prillit në rajonin që e mbulojnë. Janë bërë 4.586 kontrolle, ndërsa janë konfirmuar 1.506 shkelje në komunikacion.
“Për shkak të shkeljeve të konstatuara, në pajtim me Ligjin për siguri të komunikacionit në rrugë dhe Ligjit për automjete, nga komunikacioni janë përjashtuar 123 automjete. Më së shumti nga automjetet e përjashtuara (100) kanë pasur regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, te 22 u konfirmua parregullsi teknike”, tha zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.
Gjatë muajit të kaluar nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 230 shoferë, prej të cilëve 126 të cilët kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi, 16 me kategori joadekuate, gjashtë me ndalesë, 79 shoferë-fillestarë dhe tre motoçiklistë të cilët nuk kanë përdorur kaska.