Me uljen e temperaturave banorët e Los Anxhelesit po nisin të nxjerrin ngadalë nga dollapet e tyre veshjet dimërore, por nga ky rregull bën përjashtim Kylie Jenner. Modelja tregoi se koha e duhur për disa shkrepje me bikini është gjithmonë e duhura, edhe kur moti është i vranët e me reshjet në prag. Ajo i postoi shkrepjet në Instagram për të gjithë ndjekësit e saj. Së fundmi, 19-vjeçarja është parë pak dhe në rrjetet sociale ka qenë pak aktive, por përshëndetja e fundit me bikini për ndjekësit e saj në Instagram, përveç ndjeës për mungesën e gjatë është edhe një rikthim para se adoleshentja të përurojë nismën e saj të shitjeve online “The Kylie Shop”.