Për Angelovskën buxheti është në kondicion të mirë, ndërsa Dimitrieska Koçoska sërish pyet pse gjithçka shkon me borxhe

Ministrja e Financave Nina Angelovska dje në konferencën për shtyp në Qeveri porositi se Buxheti është në kondicion të mirë dhe se financat janë stabile, por deklarata e saj u prit me reagim nga zëvendësministrja plotësuese e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska e cila sërish pyeti pse shkohet drejt borxheve nëse Buxheti është në gjendje të mirë.

Sipas Angelovskës, me dinamikë të mirë zhvillohet projekti për subvencionim të pagave, si dhe kthimi i TVSH-së ndaj firmave dhe se vetëm në 16 ditët e para të muajit janë paguar 926 milion denarë kthim i TVSH-së ndaj firmave, ndërsa përmes lojës shpërblyese e cila është riplotësim i masës, deri tani janë ndarë shpërblime në vlerë prej 1,8 milion denarë.

Dimitrieska Koçoska, sërish, pyeti pse kthimin e TVSH-së prej 15 milion euro e kanë bërë në janar në vend se në dhjetor dhe nëse në këtë mënyrë ministrja e ka manipuluar opinionin me përqindjen e pagesës së Tatimit të vlerës së shtuar. Plotësisht pyeti pse firmat kanë pritur kohë më të gjatë për ta marrë kthimin e TVSH-së edhe pse luftojnë me problemin e likuiditetit.

Angelovska dje ka informuar se realizimi i të ardhurave të tërësishme arrin 97 për qind dhe se pritet edhe këtë vit të ketë realizim të shkëlqyer në anën e të ardhurave, ndërsa regullisht servisohet edhe ana e shpenzimeve. Potencoi se do të vazhdojë pagesa e rregullt e pensioneve, të cilat tashmë nga muaji i ardhshëm do të rriten për 700 denarë me pagesë të pensionit të janarit. Në vitin 2020 pensionet do të rriten për rreth 900 denarë, me çka pensioni mesatar do të arrijë rreth 15.500 denarë.

Do të paguhen edhe paga më të larta në arsim dhe shëndetësi. Borxhet e vjetra regullisht do të paguhen, ndërsa ankandet e letrave shtetërore me vlerë zhvillohen sipas kalendarit të konfirmuar prej më parë. Borxhi publik është stabil dhe arrin 47,7 për qind.

Muajin e ardhshëm ka informuar Angelovska, do të paguhen edhe pagat më të larta 10 për qind për rreth 20.000 të punësuar në arsimin fillor, 8.000 në atë të mesëm, 4.500 në arsimin e lartë dhe 220 të punësuar në institucionet shkencore. Rritja e tërësishme e pagave në arsimin fillor, të mesëm, të lartë dhe në shkencë, do të arrijë 20,6 për qind me dy rritjet paraprake.

Në mars sërish, do të paguhen paga më të larta në shëndetësi dhe atë: pagat e mjekëve specialistë rriten për 25%, ndërsa të infermiereve për 10 për qind. Në mënyrë kumulative me rritjet paraprake, paga bazë e një mjeku specialist do të jetë më e lartë për 40 për qind, ndërsa e infermiereve mes 20 dhe 23 për qind.

Deri në fund të muajit siç paralajmëroi Angelovska, duhet të bëhet gati edhe platforma për borxh publik e cila do të mundësojë kontroll të qartë të borxhit të tërësishëm.

Angelovska kumtoi se më 29 janar do ta paguajnë këstin e dytë të huasë PBG nga viti 2013 prej 155 milion euro të cilat arrijnë në janar. Kah fundi i vitit, siç potencoi ajo, arrijnë edhe euroobligacionet nga viti 2015 në vlerë prej 180 milion euro. Këto hua, tha ajo, i rifinancojmë sipas shkallës më të ulët të interesit, falëndeirm i besimit të investitorëve dhe udhëheqjes së politikës së detyruar të borxhit publik.

Në lidhje me këtë deklaratë zëvendësministrja plotësuese përkujtoi se shkallët e interesit formohen në tregun ndërbankar të parave ku euribor është baza në të cilën shtohet përqindja e caktuar e rrezikut dhe në bazë të asaj formohen shkallët e interesit. Për momentin euribor është në minus, ndërsa siç theksoi Dimitrieska Koçoska, ne sërish paguajmë shkallë pozitive të interesit.