Për ambasadën ruse dëbimi i diplomatit të tyre nga Tirana është i pabazuar

31

Tiranë, 22 janar – Pas vendimit të ambasadës shqiptare për ta dëbuar përfaqësuesin e tyre diplomatik, Aleksej Krivosheev për mosrespektim të masave anti-kovid, reagoi ambasada ruse në Tiranë, duke i vlerësuar akuzat si të pabaza.

Përndryshe, sipas kumtesës zyrtare të Ministrisë shqiptare për Evropë dhe Punë të Jashtme, diplomatin rus Krivosheev qeveria e shpalli për “person të padëshirueshëm”, sepse nuk i ka respektuar masat anti-kovid. Ai u urdhërua të largohej nga vendi brenda 72 orëve nga marrja e njoftimit zyrtar.

Siç thekson Ministria nga prilli i vitit 2020, por edhe në fillim të këtij viti, qeveria shqiptare vazhdimisht ka marrë “ankesa dhe akuza për shkelje të hapur të masave nga diplomati i Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë”, por pavarësisht paralajmërimeve dhe premtimeve që nuk do t’i përsërisë gabimet edhe më tej vazhdonte t’i bënte.

Dëshirojmë, theksohet më tej, ky vendim i imponuar me mosrespektim të ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, të kuptohet plotësisht nga pala ruse, si masë e nevojshme për mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa dallim nëse janë shqiptarë ose jo.

“Ne e sigurojmë palën ruse për ndjenjat e tona miqësore dhe gatishmërinë, për vazhdimin e bashkëpunimit mirë të filluar dhe për përmirësim të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, qëndron në fund të kumtesës së ministrisë shqiptare për Evropë dhe Punë të Jashtme.