Është vendosur edhe rekordi i kartonit të kuq të marrë më shpejt gjatë një ndeshje zyrtare të futbollit. Ky rekord vjen në futbollin argjentinas, që vazhdon të prodhojë episode të çuditshme. Mund të keni parë shumë ndëshkime me karton të kuq, por vështirë të keni parë që të ndëshkohesh vetëm 8 sekonda nga fillimi i ndeshjes. Kjo i ka ndodhur mbrojtësit të Rosario Central, Fernando Tobio, i cili në një ndeshje të Kupës së Argjentinës ndaj Godoy Cruz, ka marrë një ndëshkim me karton të kuq rekord. Ndeshja kishte vetëm 8 sekonda që kishte nisur, por mbrojtësi ka bërë një ndërhyrje të ashpër në hyrje të zonës, e cila është ndëshkuar me karton të kuq direkt nga gjyqtari kryesor.