Për 60 vite, 60% pyje më pak!

Pyjet në botë kanë pësuar një reduktim prej 60% në 60 vitet e fundit. Ky është rezultati i një studimi statistikor nga një grup ndërkombëtar dhe i publikuar në revistën Environmental Research Letters. Kërkimi vë në dukje se në vendet e zhvilluara po verifikohet fatmirësisht një rritje e sipërfaqeve pyjore falë politikave klimatike dhe ndërgjegjësimit. Por në nivel planetar problemi është i madh, pasi po shtohet numri i popullsisë botërore, gjë që ndikon në reduktimin e sipërfaqes pyjore për frymë.

Nëse në vitin 1960 për çdo person ishin 1.4 ha pyje, sot ky kombinim ka arritur në 0.5 ha. Gjithashtu nëse nga njëra anë është vërejtur një zgjerim i sipërfaqes pyjore të mbjellë prej 355 mln hektarë, është regjistruar në të njëjtën kohë  një shkatërrim prej 437 mln hektarë, duke shënuar një humbje kompleksive prej 81 mln ha, që janë të barabarta me 3 herë sipërfaqen e Italisë. Vendet në zhvillim apo të varfra janë ato ku po njihet më tepër shkatërrimi në masë i sipërfaqeve të gjelbra, dhe shkaqet janë kryesisht ekonomike dhe abuzive.