Shkup, 9 dhjetor – Te qytetarët është rritur interesimi për kreditë e shpejta, për marrjen e të cilave nuk nevojitet garanci bankare. Shoqëritë financiare që punojnë me lejen dhe nën kontrollin e rregullt të Ministrisë së Financave, i miratojnë këto kredi konsumatore me shuma më të vogla dhe më lehtë se kreditë e bankave. Ekspansioni i kompanive të tilla i detyrohet krizës aktuale ekonomike dhe pamundësisë së qytetarëve që të kapërcejnë muajin me të ardhurat mujore, për shkak se shtrenjtimi i jetesës nuk përcillet edhe me rritjen e pagave. Për rritjen e punës së tyre flet edhe fakti se në Maqedoni aktualisht ka 12 kompani që merren me dhënien e shërbimeve financiare, ku përfshihet edhe lizingu i veturave, në raport me nëntë kompani sa kanë punuar në treg në vitin e kaluar. Hapësira e internetit, rrjetet sociale, por edhe mediat elektronike dhe ato të shtypura janë vërshuar me reklamat e firmave që miratojnë hua me kushte shumë të volitshme dhe për kohë të shpejtë. Çdo gjë është fleksibile dhe e lehtë, me përjashtim të harxhimeve të mëdha, për shkak se për shumën prej 60 mijë denarëve të cilat do t’i huazoni, në fund duhet të ktheni 137 mijë denarë, apo 77 mijë denarë më shumë se shuma fillestare. Për kredi prej 13 mijë denarëve për tre muaj, në fund do të paguani 17.600 denarë, ose 4600 denarë më shumë. Sipas profesorit universitar Neritan Turkeshi, rritja e madhe e përdorimit… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.