Në tremujorin e parë të vitit 2019, blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore janë rritur për 5,9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vjet. Tek blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhues individualë është vërejtur rritje për 12,5 për qind, ndërsa tek shitja e prodhimeve individuale ka ulje prej 8,9 për qind.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, rritje të blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore është vërejtur tek: drithërat, bimët industriale, bimët e kopshtit, frutat, qumështi dhe peshku, ndërsa ulje ka tek bimët foragjere, pijet alkoolike, bagëtitë, shpendët dhe vezët dhe prodhimet e qumështit.
Shpërndarja mujore e vlerës së blerjes dhe shitjes së prodhimeve të qumështit tregon rritje në shkurt, ndërsa në janar dhe në mars është vërejtur ulje e vlerës së blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore.(koha.mk)