Në tremujorin e parë të vitit 2018 bujqësia, pylltaria dhe ekonomia e ujërave marrin pjesë me 6,6 për qind në bruto prodhimin vendor (BPV) që është rritje prej 5,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur përqindja ka qenë 1,5.
Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, duke iu referuar Entit shtetëror për statistikë, rritja i përket çmimit më të lartë blerës të prodhimeve bujqësore, eksportit të rritur të prodhimeve bujqësore-ushqimore, krijimi të kushteve më të volitshme ekonomike, kontrollit të importit të mallrave dhe faktorëve tjerë.
Sipas MBPEU, ndikim të madh kanë edhe masat që ndërmerren në pjesën e subvencioneve si pagesa me kohë, mbështetja e rritur për bujqit me potencial zhvillimor, si dhe mbështetje për bujqit e rinj.
“Llogaritë për kuartalin e parë të vitit 2018 edhe një herë vërtetojnë se politikat e MBPEU janë në drejtim të zhvillimit të bujqësisë. Kjo Qeveri është e orientuar drejt projekteve reale, të cilat do të japin rezultate dhe të qëndrueshme pozitive”, qëndron në kumtesën e MBPEU.