Rreth 28 vjet më parë, Carmen Jiménez nga Madridi i Spanjës, u bë krejtësisht e verbër për shkak të një dëmtimi të rëndë të syve. Të paktën kështu u tha të gjithëve, përfshirë edhe familjen e saj, sepse ishte e lodhur nga përshëndetjet me njerëz që nuk donte t’ju fliste. Gruaja, sot 57-vjeçe, u zbulua se ajo gjithmonë kishte qenë në gjendje për të parë në mënyrë të përkryer, një zbulim që familjen e saj e tronditi edhe pse gjithmonë kishin dyshuar që diçka nuk shkonte me gjendjen e saj. Bashkëshorti i saj ka tentuar shpeshherë t’i bëjë teste për ta vërtetuar nëse ka bërë përmirësime me shikimin, por ajo nuk ka pranuar asnjëherë. “Isha e lodhur nga takimi më njerëz në rrugë dhe ndalimi për t’i përshëndetur, kurrë nuk kam qenë ndonjë person shumë social dhe duke pretenduar të jem e verbër kam qenë në gjendje të shmang shumë përgjegjësi sociale”, tha Carmen për “Hay Noticia”. Përveçse duhet të jepte shpjegime të shumta për familjen dhe rrethin shoqëror për gënjeshtrën e saj, tani Carmen duhet të përballet edhe me ligjin sepse regjistrimi i saj si i verbër i mundësonte marrjen e një ndihmë financiare.
Për 28 vite aktroi si e verbër, arsyeja do ju çmend
Leave a comment