Shkup, 11 dhjetor – Me rrëfimin e dëshmitarit Toni Aleksovski i propozuar nga mbrojtja e të pandehurit Dushko Lazarov filloi seanca e parë në Gjykatën Penale për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e RM-së.
Aleksovski ka qenë anëtar i ekipit operativ, detyra e të cilit ka qenë të ndihmojë në mbledhjen e dëshmive dhe të ndjek tubimet publike në të gjithë vendin dhe për atë të informojë personin kompetent në Shtabin operativ. Ai herë pas here ka marr pjesë edhe në seancat e Shtabit operativ, ku është penguar Dushko Lazarov i cili ka qenë anëtar i shtabit. Aleksovski ka qenë i angazhuar për të mirëmbajtur rendin gjatë tubimeve publike.
Sot duhet të dëshmojnë edhe kryetari i mëparshëm i Kuvendit Trajko Veljanovski dhe Milunka Jovanovska, të propozuar nga i pandehuri Goran Gjoshevski Levi, si dhe deputeti Ziadin Sela i cili është propozuar si dëshmitarë nga i pandehuri Abdulfeta Alimi.