Shkup, 26 shkurt – Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në Shkup janë shtruar 33 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 253 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të kaluara në klinikat interne ka pasur 15 pranime të reja.
Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur nëntë pranime të reja të pacientëve dhe nëntë në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle nuk janë pranuar pacientë.
Në 24 orët e kaluara në shtëpi janë lëshuar 27 pacientë të shëruar.
Për momentin në Klinikën e Lëkurës në kovid qendrën trajtohen 15 pacientë, në Klinikën për Neurologji 20, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 34 pacientë me simptoma të koronavirusit.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 77 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive gjithsej 87 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek fëmijët në Kozle janë 15 pacientë. Në KGJO ka pesë pacientë pozitive të hospitalizuar.
Gjithsej 253 pacientë me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet e kryeqytetit. Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.
Numri i pranimeve ditëve të kaluara ka qenë stabil, ndërsa deri sot në orën 8 ka pasur 80 shtretër të lirë, ndërsa pritet që gjatë ditës pas çregjistrimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen vende shtesë.
Potencojnë se të gjitha repartet infektive kanë oksigjen të mjaftueshëm dhe mund të marrin nën përkujdes pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.