Paris, 1 prill – Në raportin më të ri për pandeminë Kovid-19 në Francë për 24 orët e fundit, qëndron se ka 509 raste të reja te vdekjes dhe 6.107 persona janë në kujdes intensiv.
Zherom Salomon, drejtori i përgjithshëm për shëndetësi, njoftoi se nga 1 marsi, janë regjistruar 4.032 raste të vdekjes në spitalet nga koronavirusi, 509 më shumë se në 24 orët e fundit.
Kjo pandemi “tërësisht e jashtëzakonshme”, sipas fjalëve të Salomonit, detyroi shtrimin në spital të 24.639 personave, nga të cilët 6.017 janë në gjendje serioze dhe gjenden në kujdes intensiv.
“Kjo është më shumë se kapaciteti fillestar i Francës për reanimacion”, nënvizoi Salomon.
Sipas të dhënave, deri tani ka pasur 10.935 njerëz të shëruar nga virusi.
Gjatë ditës së djeshme, 3.745 persona janë pranuar në shërbimet e urgjencës spitalore dhe ka pasur 1.328 ndërhyrje të SOS mjekëve për shkak të simptomave të koronavirusit.
Laboratorët e qytetit, tani të aftë për të kryer 20.000 teste në ditë, kanë konfirmuar gjithsej 56.989 raste të infeksionit me koronavirus.