Shkup, 17 janar – 59,600 qytetarë në vendin tonë janë punësuar për dy vjet e gjysmë. Sipas zëvendës kryeministres për çështje ekonomike Milla Carovska tha që në vitin 2019, nga buxheti i vendit janë ndarë rekord 1.3 miliardë denarë, që është 84 përqind më shumë sesa në vitin 2016 kur buxheti i përgjithshëm për masat operative për punësimin ishte 707 milion denarë.
Ndërsa Biljana Jovanovska kryetarja e agjencionit për punësim tha që me pagat subvencionuese u krijuan 1.383 vende të reja pune. Ajo shtoi se për personat juridikë kontribuan në krijimin e 621 vendeve të reja të punës.
Gjithashtu praktika si masë aktive u kërkua shumë nga punëdhënësit, 1.697 të rinj u përfshinë në praktikë si masë aktive.
“Mendoj se ky është rezultat i masave dhe programeve të mirëkrijuara, së bashku me bizneset në nivel lokal dhe i adaptuam në përputhje me nevojat e tyre që të munden nëpërmjet këtyre programeve të kemi absorbim më të lartë të këtyre masave”, deklaroi Milla Caroska. (koha.mk)