Për 15 vjet radhazi Turqia tërheq investime prej 13 miliardë dollarë në vit

Konya – Që nga viti 2002, Turqia ka tërhequr mesatarisht 13 miliardë dollarë investime në vit, ndërsa në 15 vitet e fundit, vendi ka marrë 200 miliardë dollarë. Kreu i agjencisë për Investime, Promovim dhe Përkrahje (WAIPA), Arda Ermut, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), tha se kjo është një shumë e konsiderueshme të cilën megjithatë e shohin si të pamjaftueshme. Nga këtu, thotë ai, qëllimi është të tërheqim më shumë investime, veçanërisht me vlerë të lartë të shtuar. Ermut tha se Turqia ka filluar të pranojë investime nga rajone alternative siç janë Azia Lindore dhe Lindja e Mesme. Sipas tij, vendi vazhdon të tërheq investime nga secili sektor i mundëshëm, për të shtuar se pjesa substanciale e investimeve akoma vijnë nga Evropa, dhe atë në financa, makineri si dhe shkencë dhe teknologji. “Investimet nga Lindja e Mesme dhe Azia e largët Lindore janë në fushat e petrokimisë, energjisë dhe në patundshmëri”, sqaroi Ermut. Ai tha se Evropa ishte goditur më së shumti nga kriza globale e vitit 2008. “Investimet tona u ndikuan gjithashtu nga fakti se shumica e investimeve direkte ishin nga Evropa. Turqia është e domosdoshme për Evropën, sepse normat tona të produktivitetit janë shumë të larta”, tha ai. Arsyeja e investimeve në Turqi, thotë Ermut qëndron në qasjen që ka vendi në tregjet rajonale, resurset njerëzore me cilësi të lartë dhe numër të madh të popullatës së re. Në periudhën janar-qershor të këtij viti, investimet nga 28 shtetet e BE-së kapën shifrat prej 2.72 miliardë dollarë.