Shkup, 12 janar – NP Parkingjet e Komunës Qendër (PKQ) dhe Komuna e Qendrës në bashkëpunim me Policinë e trafikut gjatë dy javëve të kaluara kanë sanksionuar 220 vetura të parkuara në mënyrë të paregullt të cilat e kishin penguar zhvillimin normal dhe të sigurt të komunikacionit.
“Në periudhën prej 28.12. 2020 deri 10.01.2021, me ndihmën e veturave speciale ‘Karrotreci’ NP PKQ janë larguar 123 vetura të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me vendosjen e pajisjes mekanike ‘Bllokator’ janë sanksionuar 97 automjete të cilat ishin gjetur në zona rezidente, ndërsa nuk ishin shfrytëzues rezidentë të sektorit në të cilin ishin parkuar”, informojnë nga Komuna e Qendrës.
Paralajmërojnë se NP PKQ dhe SPB Shkup në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me largimin e përditshëm të të gjitha automobilave të parkuara në mënyrë të parregullt dhe të pavetëdijshme në Komunën Qendër me qëllim që të ngritet vetëdija në komunikacion në nivel më të lartë dhe të rritet siguria në komunikacion.