Për 10 ditë numri i rasteve të reja nga Kovid-19 në Evropë dyfish më i madh

18

Berlin, 23 tetor – Vetëm për 10 ditë, numri i rasteve të reja  të të infektuarve me koronavirusin e ri në Evropë u rrit dyfish. Për herë të parë në kontinent dje ishin evidentuar 200.000 të infektuar për një ditë.

Përveç në Bullgari, numër rekord janë paraqitur në Francë, Itali, Austri, Kroaci, Slloveni dhe Bosnja e Hercegovinë.

Si rajon, Evropa tashmë regjistron më shumë raste të reja se sa  tre shtetet më të goditura – SHBA-ja, Brazili dhe India së bashku.

Në Spanjë sipas ministrit të Shëndetësisë Salvador Ilja, epidemia tani është “jashtë kontrollit” në shumë rajone. Autoritetet analizuan nëse, vendet si Franca  dhe shumë të tjera, të vendosin orë policore, por ai vendim ishte anuluar.

Në Francë 41.622 persona janë infektuar me Kovid-19 në 24 orët e fundit që është për 15.000 më shumë se ditën paraprake, kumtoi mbrëmë Instituti për shëndet  publik. Kryeministri francez Zhan Kasteks deklaroi se ora policore do të  vendoset edhe në 38 rajone prej sot dhe do të përfshijë gjithsej 46 milion njerëz ose dy të tretën e popullatës. Kasteks paralajmëroi se parashikon masa më të ashpra nëse epidemia e koronavirusit nuk mbetet nën kontroll.

“Virusi po përhapet shumë shpejtë se sa kur për herë të parë u paraqit në fillim të vitit”, deklaroi sot këshilltari shkencor francez Arno Fontanet. Ai vlerësoi se virusi qarkullon shumë shpejtë, si dhe se ka filluar epidemi e re në gusht. Sipas tij, lufta kundër virusit do të jetë maratonë.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis shpalli vendosje të orës policore prej orës 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në rajonet më së shumti të goditura nga koronavirusi i ri si dhe mbajtja e maskave  në vend të hapur. Në një fjalim televiziv Micotakis theksoi se do të vendoset  orë policore e natës në rajonet që përkasin në nivelet prej tre të katërtën me rrezik siç janë Athina, Selaniku, Janina, Zakintos dhe vatrat tjera.

Gjermania ndaloi udhëtim në disa qendra të popullarizuara të skijimit në Austri dhe Itali.

Holanda  shpalli se do t’i dërgojë pacientët në Gjermani sepse sistemi shëndetësor nuk mund t’i ndërmarrë  të gjithë ato që u nevojitet ndihmë.

Ukraina sot sërish ka regjistruar numër rekord të rasteve të reja nga koronavirusi – 7.517, pothuajse 500 më shumë se dje. Numri i tërësishëm i të infektuarve  u rrit në 330.396. Në 24 orët e fundit ka 121 raste të vdekjes.