Shkup, 19 shkurt – “Në dhjetë ditët e ardhshme do të mbarojë ankandi me çka do të zgjidhet furnizuesi universal me energji elektrike. Dy kompanitë e interesuara “EVN frunizim” dhe “ELEM trejd” i plotësojnë të gjitha kushtet, ndërsa do të zgjidhet ajo që do të ofrojë diferencë më të vogël të konsumit”, njoftoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski.
Ai theksoi se me formimin formal juridik në kryerjen e veprimitarisë të furnizuesit universal do të duhet të kalojnë edhe dy-tre muaj në procedura formale para KRRE-së për marrjen e lejeve të domosdoshme.
“Në pajtim me Ligjin për energjetikë që të dyja kompanitë të cilat janë të interesuar të jenë furnizues universalë do të duhen të formojnë kompani të veçantë me qëllim që t’i ndajnë veprimtarinë rregullative dhe jorregullative. Kësaj kompanie KRRE-ja do t’i japë licencë për furnizim me energji elektrike me detyra që kanë të bëjnë me furnizuesin universal. Këtë e bëjmë me qëllim që të mos ketë shpërndarje të mjeteve të tjera financiare. Nga tregu rregullativ dhe jorregullativ dhe konsumatorët e vogël që kanë mbetur në tregun rregullativ të mos i mbulojnë humbjet që eventualisht furnizuesit do t’i bënin në tregun e lirë të energjisë elektrike”, sqaroi Bislimovski në pres konferencën e sotme.
Kompania e cila do të zgjidhet për furnizues universal, potencon, se duhet të formojë kompani të veçantë që do të kryejë veprimtarinë e furnizuesit universal, mirëpo deri atëherë EVN SHA Maqedonia Shkup do t’i furnizojë konsumatorët e vegjël dhe amvisëritë sipas çmimeve që i përcakton KRRE-ja.
“Konfirmohet se nuk do të ketë kurrfarë ndërprerje në furnizimin dhe asnjë ndryshim në çmimin e energjisë elektrike për amvisëri në procesin e funksionimit të furnizuesit universal, ndërsa në mënyrë plotësuese SHA ELEM ka detyrë ligjore t’i furnizojë dhe të sigurojë më së paku 80 për qind nga nevojat e konsumatorëve”, tha Bislimovski dhe shtoi se përqindja do të zvogëlohet në shtatë vitet e ardhshme deri në 30 për qind të nevojave.
Në seancën e sotme KRRE-ja ndau licencë të përkohshme për kryerjen e veprimtarisë së energjetikës prodhimit të energjisë elektrike për hidrocentralet e vogla “Topollki” dhe “Aktuel enerxhi”, si dhe licenca për furnizimin me energji elektrike për “Fllou Pauer”. (koha.mk)