Shkup, 19 shkurt – Në Gjykatën Penale në Shkup sot në suaza të gjykimit për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, fjalë përfundimtare dhanë të akuzuarit Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Igor Durlovski, Mlladen Dodevski dhe Jane Çento, të cilët akuzohen për vepër penale të bërë rrezikim terrorist të rendit kushtetues.
Pepiq në fjalët përfundimtare të gjykimit theksoi se nuk është pjesë e kurrfarë shoqate terroriste, por në Kuvend zyrtarisht ka qenë si informator.
“Nuk kam sulmuar askënd. Edhe në incizime shihet se nuk kam sulmuar asnjë deputet. U tërhoqa atëherë kur vlerësova se e kam përfunduar punën”, tha Pepiq. Shtoi se e ka informuar Agjencinë e Inteligjencës për ngjarjet në Kuvend dhe në mënyrë aktive ka ndihmuar për t’i nxjerrë jashtë deputetët.
I akuzuari Alimi theksoi se më 27 prill gjithçka që ka bërë është me njohurinë e eprorëve të tij. Ai theksoi se Goran Gjoshevski-Levit ia ka dhënë çelësat e derës sepse nuk e ka ditur pse i kërkon.
“Unë atë ditë isha i vetmi në Kuvend dhe u kam ndihmuar të gjithëve”, tha Alimi.
Sipas të akuzuarit Durlovski, këshilli gjyqësor kur ta vendosë gjykimin, duhet të pyetet nëse, siç pohoi, ai ka mbajtur fjalime nxitëse dhe se ka luajtur me fatin e shtetit për arsye motivimi. Ai në gjykim sot theksoi se më 27 prill e ka kënduar himnin, pastaj ka shkuar në hendboll me djalin e tij, ndërsa kur e ka parë se ka rrëmujë në Kuvend, është kthyer prapa.
“Nëse konsideroni se me praninë time në Kuvend e kam shkelur ligjin, më dënoni. Nëse ka dëshmi kundër meje, më dënoni dhe për atë nuk kam kërkuar amnisti, ndërsa jo për atë që jam i guximshëm”, tha Durllovski.
I akuzuari Mlladen Dodevski shprehu keqardhje për atë që ndodhi në Kuvend më 27 prill dhe nënvizoi se me praninë e tij atje, e cila ka qenë 40 minuta, nuk ka bërë kurrfarë dhune.
A ka dhunë më të madhe nga hapja e derës me turmë të zemëruar, pyeti i akuzuari për dhunën Jane Çento, duke aluduar në amnistinë e cila përfshiu pothuajse gjysmën e të akuzuarve për ngjarjen e 27 prillit. Çento mes tjerash informon se e ka formuar shoqatën patriotike me qëllim që të organizohet panihidë për luftëtarët e Maqedonisë.
“Kam pasur takim me drejtorin e DSK-së të cilit i thashë se për çka është formuar ajo shoqatë, ndërsa ai më tha të dëgjohem me Ninxhën. Me Ninxhën u pamë dhe më tha të mos provokojmë kurrfarë ndjenja nacionaliste”, theksoi Çento.
Në fjalët përfundimtare ai tha se ka pasur ofertë për punë në DSK, por ka refuzuar edhe pse paga e ofruar ka qenë dyfish më e madhe nga ajo në DAP. Potencoi se nuk ka mendim të mirë për DSK-në, sepse, tha, e di se si ka kaluar stërgjyshi atij me DSSH-në, e cila sipas tij, nuk dallohet me Drejtorinë e sotme.
“Nga MPB dhe PTHP më ishte ofruar të jem dëshmitar mbrojtës që të mos ndiqem penalisht. Atë nuk do ta bëj asnjëherë. Ishim dëshmitarë si një pjesë e të akuzuarve edhe fëmijët do t’i shesin që t’i lirojnë”, tha Çento.
Procesi gjyqësor filloi në muajin gusht të vitit të kaluar dhe e ka udhëhequr Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues i të akuzuarve është Vilma Ruskovska. Procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, por sipas Ligjit për amnisti ishin falur gjithsej 15 persona. (koha.mk)