Nicolas Pepe është i destinuar të bëhet një “yll” i futbollit. Sulmuesi i Lille edhe këtë sezon e ka nisur në formën më të mire, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 3 asiste në 6 paraqitje, çka ka rritur akoma më shumë interesimin e klubeve të mëdha. Jane Schalke, Sevilla, Arsenal e Manchester United ekipet e interesuara për të, por mësohet se Bayern Munchen dhe Barcelona janë skuadrat që kanë patur kontakte direkte me francezët. Në verë për 23-vjeçarin u refuzuan 20 milionë euro, ndërsa tani vlera e sulmuesit është rritur në 35 milionë dhe në verë mund të arrijë edhe 50 milionë euro, shifër që janë gati ta paguajnë bavarezët dhe katalanasit.