Pepe u rikthye te Porto duke bërë debutimin e tij të dytë me skuadrën portugeze. Mbrojtësi 35-vjeçar e nisi ndeshjen si titullar në sfidën me Leixoes për çerekfinalet e Kupës së Portugalisë.
Ai nuk mund të mungonte me ndërhyrjet e tij karakteristike, këtë herë viktima shpëtoi pa dëmtime të rënda pasi Pepe u hodh me të dyja këmbët në drejtim të tij. Mbrojtësi shpëtoi nga kartoni i kuq duke u ndëshkuar vetëm me një të verdhë.
O Pepe está de volta e isto está bom para ele a nível de impunidade. pic.twitter.com/rozChCfjW9
— elgordo9 (@elgordonove) January 15, 2019