Pepe mund të luajë për vetëm gjashtë muaj të tjerë me Real Madrid. Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit portugez skadon më 30 qershor të 2017-ës dhe në janar do të jetë i lirë të nënshkruajë me një klub tjetër. 33-vjeçari ka thënë gjithmonë se donte ta përfundonte karrierën në “Bernabeu”, por ka bërë të ditur, sipas “AS”, se ka marrë oferta të ndryshme, disa prej të cilave të parezistueshme, siç i kanë thënë të përditshmes spanjolle burime afër lojtarit. Emrat e klubeve mbeten sekret, por sipas burimeve bëhet fjalë për skuadra të Premier League dhe të Kinës, që janë vënë në gjurmët e lojtarit.