Mbrojtësi portugez, Pepe pritet të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit. Madrilenët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pasi Pepe pritet të largohet në fund të sezonit, pasi atëherë edhe i skadon kontrata, shkruan Gazeta Metro. Portali Fichajes.net, ka dhënë tre emra të cilët mund të jenë pasardhës të portugezit në Santiago Bernabeu. Fjala është për: Nacho Fernandezin (Real Madrid), Jesus Vallejo (Lojtari i Real Madridit, por i huazuar te Eintracht Frankfurt), dhe Joe Gomez (Liverpool).