I duhet që të realizojë objektivin e vendosur: të fitojë dy Champions League me dy skuadra të ndryshme si trajner, por Pep Guardiola tashmë është duke menduar për të ardhmen. Ndoshta, për pjesën finale të karrierës së tij. Për më tepër, ata që jetojnë me profesionin në mënyrë intensive si trajneri katalanas, mund edhe të largohen nga drejtimi i një bankine para kohës standarde. Ndërkohë, ish-trajneri i Barcelona-s, i intervistuar nga “Movistar+” për emisionin “Universo Valdano” ka treguar se cila do të jetë skuadra e tij e fundit e rrugëtimit të tij si trajner. Pak a shumë të gjithë …: “Skuadrat e mia duan të luajnë ati tip futbolli që më pëlqen mua. Hapat e fundit të karrierës do të jenë aty ku e kam nisur, te një sektor të rinjsh: uroj që të jenë ata të Barcelona-s”. Një zgjedhje kaq e çuditshme dhe kontroverse, edhe pse ende ka shumë për të treguar.