Pep Guardiola ishte shumë pranë Juventusit, aq sa Andrea Agnelli po përgatitej t’i bënte një kontratë super dhe merkato gjithashtu, por vetë spanjolli ka refuzuar në fund. Sipas medieve italiane dhe ekspertit të merkatos Palmieri, bardhezinjtë, pas humbjes në Madrid ndaj Atleticos, menduan menjëherë te trajneri i Cityt, por ky i fundit ka shprehur besnikërinë ndaj projektit në “Etihad Stadium”, për ta riprovuar edhe njëherë tjetër, edhe një vit.
Ndoshta, pasi Allegri të jetë larguar, nëse qëndron dhe një sezon, Guardiola dhe Juventusi mund të ritakohen sërish dhe, këtë herë, duke shtrënguar duart.
Pep nuk e ka fshehur kurrë dëshirën që të fitojë një titull edhe në Itali, aty ku është rritur profesionalisht edhe si futbollist, pranë mjeshtrit Mazzone te Brescia.