Uashington, 29 tetor 2018 – Pentagoni mund të dërgojë edhe disa mijëra ushtarë në kufirin me Meksikën, drejtë të cilët lëvizin emigrantët nga Amerika Qendrore, të cilët ikin nga dhuna dhe mjerimi, bëri të ditur sot një pjesëtar i lartë amerikan.
Sipas burimit anonim, në kufirin jugperëndimor amerikan mund të dërgohen 5.000 ushtarë – shumë më shumë se 800-të, të cilat ishin paralajmëruar javën e kaluar.
Përfaqësuesi i lartë, megjithatë, precizon se për momentin po bëhet përgatitje dhe në këtë fazë nuk është sjellë vendim rreth numrit të kontingjentit të ardhshëm