Pentagoni iu kërcënua Turqisë me “pasoja teknike” në rast se realizohet blerja e sistemit kundër raketor rus C-400, shkruan gazeta amerikan “Hill”.
Zëdhënësi i Pentagonit, Çarls Samers deklaroi se kjo do të reflektojë shumë keq në tërë bashkëpunimin ushtarak të SHAB-së dhe Turqisë.
Turqia e cila është anëtare e NATO-s, planifikon të blejë sistem raketor rus, ndërsa SHBA-ja tenton ta bind se duhet të vendos për sistemin e saj “Patriot”.
Samers tha se Turqia, nëse blen C-400, nuk do t’i marrë aeroplanët luftarakë F-35, as sistemin “Patriot”.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se vendimi tani më është sjell.
“C-400 është punë e kryer, nuk ka kthim. Arritëm marrëveshje me Rusinë. Kemi në plan bashkëpunim të përbashkët. Ndoshta pas C-400 do të ketë edhe C-500”, ka thënë Erdogan për Kanal 24 turk.
Turqia është partnere në prodhimin e F-35. Pjesët e aeroplanëve bëhen në atë vend dhe Turqia duhet të marrë 116 aeroplanë luftarakë nga gjenerata e pestë.(koha.mk)