Uashington, 25 shtator – Pentagoni paralajmëroi se është i gatshëm që presidentit amerikan, Donald Tramp t’i ofrojë opsione në mënyrë që të përballet me Korenë e Veriut, nëse vazhdojnë provokimet nga Pheniani. “Nëse Koreja e Veriut nuk ndërpret me aktivitetet antiraketore, do të kujdesemi të sigurojmë opsione në mënyrë që presidenti të përballet me Korenë e Veriut”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Robert Mening. Porosia nga Pentagoni vjen pas deklaratës së sotme të ministrit të jashtëm të Koresë së Veriut, Ri Xhong-ho, i cili akuzoi Trampin se i ka shpallur luftë Phenianit dhe se ata kanë për qëllim të rrëzojnë bombardues amerikanë, kudo që të jenë.