Uashington, 25 mars – Kryerësi i detyrës minstër i brojtjes së SHBA-së Patrik Shenahan i autorizoi Njësitin inxhinierik ushtarak të fillojnë me planifikimin dhe ndërtimin e rreth 92 kilometra përgjatë rrethojës, të lartë 5,5, metra, përgjatë kufirit me Meksikën. Gardhi do të vendoset në Juma, në shtetin federal të Arozonës dhe në El Paso, Teksas.
Pentagoni infomoi se do të rikahëzojë rreth një miliard dollarë për mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë Federale për Doganë dhe Mbrojtje të Kufirit. Mjetet, përveç për murin, i cili është me kërkesë të presidentit amerikan Donald Tramp, do të shfrytëzohen edhe për vendosjen e ndriçimit dhe ndërtimit të rrugëve në atë zonë. Qëlimi është që të parandalohet trafikimi i drogës në atë zonë.
Projekti është përshkruar si “rethojë”, e jo “mur”. Ndërtimi i murit në kufirin amerikano-meksikan ishte premtim kyç parazgjehor të presidentit republikan Tramp, në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2016. Demokratët fuqimisht kundërshtohen në ndërtimin e një muri të tillë.
Pas debateve shumëjavëshe rreth buxhetit mes republikanëve dhe demokratëve, në shkurt ishte arritur kompromis, sipas të cilit Trampin do t’i ndahen 5,7 miliardë dollrë për ndërtimin e murit – shumë më pak nga ato që ia kërkonte. Për shkak të kësaj, Trampi muajin e kaluar ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, që i mundëson të marrë mjete nga buxheti i Pentagonit dhe t’i përdorë për ndërtimin e murit. Më 15 mars Trampi e mbivotoi tentimin e Kongresit për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për herë të parë në mandatin e tij e shfrytëzon të drejtën e vetos.
Tani demokratët shpresojnë se do të mbledhin vota të mjaftueshme që ta mbizotësojnë veton e Trampit, por nuk pritet se do ta zgjedhin shumicën e domosdoshme prej dy të tretave. Madje edhe nuk arrijnë, për shfuqizimin e vetos do t’u duhet edhe shumicë prej dy të tretave në Senat, kur republikanët kanë shumicë.