Uashington, 18 shkurt – Përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së deklaruan se rreth një e treta e pjesëtarëve të forcave të armatosura refuzuan të marrin vaksinë kundër koronavirusit.
Gjeneral-majori Xhef Taliafero I prezantoi ato informata në Kongresin amerikan.
Ai shtoi se rreth dy të tretat e pjesëtarëve të forcave të armatosura e marrin vaksinën, por nënvizoi se këto janë vetëm informatat e para që I ka Pentagoni.
Zëdhënësi I Pentagonit, Xhon Kirbi deklaroi se nuk ka informata të hollësishme lidhur me vaksinimet mes pjesëtarëve të forcave të armatosura.
Ai konfirmoi se 916.000 pjesëtarë të armatës amerikane pranuan vaksinë kundër Kovid-19.