Ish-mbrojtësi i Manchester United, John O’Shea ka njoftuar pensionimin nga futbolli në ditëlindjen e tij të 38-të. Irlandezi kaloi gati 20 vjet si një profesionist, pasi u diplomua nga akademia e Manchester United në vitin 1999 dhe i dha fund karrierën e tij në sezonin 2019/2020.
Ai fitoi statusin e heroit në ”Old Trafford”, ku qëndroi deri në vitin 2011, duke fituar Ligën e Kampionëve, pesë tituj të Premier Ligës, një FA Cup dhe dy Kupa të Botës për Klube, ndërsa ai bëri gjithsej 393 paraqitje për klubin, përcjell Periskopi, transmeton gazeta Koha.
O’Shea pastaj nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Sunderland, ku trajner ishte Steve Bruce në atë kohë dhe do të qëndronte atje deri në verën e kaluar. Mbrojtësi kaloi vitin e fundit të karrierës së tij në Reading, ku ai ka bërë tetë paraqitje kampionale dhe ka ndihmuar ‘Royals’ të shmangin rënien.
Në një letër të hapur, O’Shea ka njoftuar pensionimin dhe ka falenderuar të gjithë për karrierën e tij gati 20-vjeçare.