Pensionistët do t’i marrin pensionet para festave, nga e hëna fillon pagesa në faza

51

Shkup, 23 prill – Nga e hëna – 26 prill fillon pagesa në faza e pensioneve për muajin prill. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet do të paguhen para kohe dhe në faza, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja më e madhe për pensionistët në kushte të rrezikut nga koronavirusi me KOVID-19.

“Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit – ndërsa pensionet me vlerë deri në 11,000 denarë, pagesa të bëhet të hënën, 26 prill, për pensionet në vlerë prej 11,001 deri 14,000 denarë, pagesa do të bëhet të martën, pensionet në vlerë prej 14,001 deri 18,000 denarë do të paguhen të mërkurën, dhe pensionet mbi 18,001 denarë do të paguhen të enjten”, sqarojnë nga MPPS.

Pensionistët që përdorin një kartelë pagese, të lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, mund të përdorin paratë nga e hëna – 26 prill. Ata mund të tërheqin pensionin e tyre në bankomat, të përdorin mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se pensionet janë të sigurta në llogaritë eshfrytëzuesve, sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe funksionon pa probleme.

“Apelojmë që pensionistët ta respektojnë orarin e pagesave, sepse pagesa në faza bëhet në mënyrë që të zvogëlohet mbingarkesa para bankave dhe mundësitë për rrezikimin e shëndetit personal dhe public”, thonë nga

Ministria dhe përkujtojnë në detyrimin për të veshin pajisje mbrojtëse personale mbulojnë zonën e hundës dhe gojës, si dhe mbajnë një distancë ndërsa presin në radhë para dhe brenda bankave.