“Nëse aplikuesi për pension social ka mbushur 65 vite dhe jeton në bashkësi martesore ka të drejtë të aplikojë vetëm bashkëshorti, ndryshe bashkëshortja e tij nuk ka të drejtë. Pra njëri nga bashkëshortët mund të jetë bartës i pensionit social dhe jo të dy”, thotë Sofija Spasovska, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
Zejnulla VESELI
Shkup, 19 qershor – Nga muaji korrik qytetarët që nuk kanë asnjë ditë stazh pune dhe kanë mbushur 65 vjet kanë të drejtën të dorëzojnë deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dokumentacionin për të qenë bartës të pensionit social. Sofija Spasovska udhëheqëse në sektorin për pension social pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Social sqaron se qëllimi i këtij ligji është të rregullon sigurimin social të personave në moshë mbi 65 për burra dhe 64 për gra dhe nuk kanë asnjë ditë pune, shkruan gazeta KOHA.
“Sipas Ligjit të drejtën e pensionit social e kanë të gjitha ata qytetarë që kanë mbushur më shumë se 64 vite. Bartës mund të jenë të gjitha ata që janë në bashkësi martesore dhe nuk kanë aspak të ardhura mujore. Po ashtu këtë të drejtë e kanë edhe ata të moshuar që nuk jetojnë bashkësi martesore apo janë të divorcuar kanë të drejtë të jenë bartës të pensionin social me kusht që të mos kenë të ardhura mujore nga fëmijët e tyre apo person tjetër që kujdeset për ta mbajtur financiarisht këtë person”, thotë Spasovska. Shuma e pensionit social sipas Spasovskës do të jetë 40 për qind e pensionit mesatar të paguar, gjegjësisht 6000 denarë në muaj.
“Nëse aplikuesi për pension social ka mbushur 65 vite dhe jeton në bashkësi martesore, ka të drejtë të aplikojë vetëm bashkëshorti, ndryshe bashkëshortja e tij nuk ka të drejtë. Pra njëri nga bashkëshortët mund të jetë bartës i pensionit social dhe jo të dy”, thotë Spasovska. Njëherazi të drejtën e pensionit social sipas Spasovskën e kanë të gjithë të moshuarit që janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së
Veriut. “Duhet të kenë vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 15 vitet e fundit. Mos të kenë pasuri të tundshme dhe të patundshme nga të cilat siguron të hyra për jetesë. Nuk është bartës i pensionit apo të hyrave tjera siç janë pension invalidor apo pension nga një shtet tjetër.”, thotë Spasovska. Sipas saj në pasuri të patundshme nuk hynë shtëpia ku ai banon sepse kjo është e patjetërsueshme që aplikuesi të këtë një vendbanim.
“Që të jetë bartës i pensionit social nuk duhet të këtë asnjë të ardhur tjetër financiare. Gjithashtu kanë të drejt të aplikojnë ata qytetarë të moshës 65 vjeçare që kanë stazh pune më pak se 15 vite. Në këtë mënyre ju sigurohet jetë dinjitoze të gjithë qytetarëve të moshuar të cilët për shkaqe të ndryshme nuk ka arritur të fitojnë të drejtën pensionit sepse nuk stazh të punës më shumë se 15 vite. ”, thotë Spasovska. Ndryshe nëse nga muaji korrik pensioni social do të ketë vlerë 6000 denarë atëherë sipas përllogaritjeve të par të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale këtë pagesë do ta marrin diku rreth 20.000 njerëz që do të thotë se çdo muaj do të nevojiten 1.8 milion euro, që në nivel vjetor do të paraqesë implikim financiar prej 21.6 milionë euro. “Të gjitha ata qytetarë të moshës 65 vjeçare që do të marrin pagesë prej 6000 denarë filluar nga muaji korrik gjatë muajit nëntor e deri në fund të muajit janar 2020 do të marrin edhe plus 1000 denarë për shkak të sezonit dimëror. Gjithashtu do të jenë të regjistruar edhe në Fondin për Sigurim Shëndetësor”, thotë Sonja Spasovska, udhëheqëse e sektorit për pension social pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. (koha.mk)