Ndonëse shpeshherë nuk përmenden, kafshët e autoriteteve të sigurisë kryejnë një punë të çmuar për komunitetin. Ato hyjnë në hapësira të ngushta, ku mund të sinjalizojnë nëse ka të mbijetuar nën rrënoja, lokalizojnë lëndë narkotike dhe eksplozive që shpien në arrestimin e kriminelëve dhe mbrojnë oficerët e policisë kur ka protesta të dhunshme… dhe të gjithë këtë punë e bëjnë pa pagesë!
Por, Polonia ka në plan ta ndryshojë këtë gjë. Sipas një projekt-ligji të propozuar së fundmi që të gjithë qentë dhe kuajt që kanë shërbyer në forcat e rendit do të marrin një pension. Natyrisht, jo vetë kafshëve, por pronarëve të rinj që do i marrin. Ky pension do të inkurajojë më shumë njerëz të adaptojnë kafshët e shërbimit, pasi do të mbulojë kostot për mbajtjen e tyre.
Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski e ka quajtur këtë ligj një “detyrim” moral dhe pritet që javës që vjen të marrë mbështetje unanime nga Parlamenti. “Të shumta janë jetët e shpëtuara dhe të shtumtë janë kriminelët e kapur prej këtyre kafshëve”, ka thënë Kaminsiki. Aktualisht 1200 qen dhe 60 kuaj janë në shërbim të Republikës Polake, 10% e të cilëve dalin në pension çdo vit dhe adaptohen nga familje për të bërë një jetë të qetë dhe më pak aktive.