Londër, 5 shtator – Nënpresidenti amerikan Majk Pens në Londër u takua me kryeministrin britanik Boris Xhonson në momentin e krizës politike rreth Bregzitit.
Duke e përfunduar turin njëjavor nëpër Evropë, Pens iu falënderua Xhonsonit që ka ndarë kohë për të “në moment shumë të tensionuar për Mbretërinë e Bashkuar”. Kryeministri britanik duke tentuar ta ulë dramën rreth Bregzitit theksoi se “këtu gjithmonë është e tensionuar”.
Pens i ka transmetuar përshëndetje nga presidenti amerikan Donald Tramp, duke shtuar se SHBA-ja “e mbështet vendimin britanik për dalje nga BE-ja dhe janë të gatshëm, duan dhe munden menjëherë të negociojnë për marrëveshje për tregti të lirë me Britaninë”.