Nënpresidenti amerikan, Majk Pens paralajmëroi sanksione të reja kundër Venezuelës si dhe bëri me dije edhe për një aksion më të fuqishëm” kundër Kubës për shkak të ndihmës së saj për Qeverinë e presidentit aktual Nikollas Maduro.
Pens para 300 mijë njerëzve në Hjuston, mes të cilëve pati edhe shumë nga Venezuela, të cilët janë kundër Maduros, paralajmëroi se do të vendosen sanksione të reja financiare për shtetin në mënyrë që të parandalohet, siç tha, Maduro të marrë përfitimin nga shitja e naftës.
“SHBA-ja do të vazhdojë të kryejë presion diplomatik dhe ekonomik në mënyrë që të arrihet tranzicioni i qetë në demokracinë në Venezuelë”, tha Pens dhe shtoi se shitja e naftës është “arteria kryesore e regjimit të korruptuar”.
Nga ana tjetër, Qeveria në Venezuelë kumtoi se është e gatshme t’u kundërvihet sanksioneve amerikane përmes masave juridike.
“Venezuela edhe njëherë thekson se asnjë aksion imperialist nuk do ta prishë bashkëpunimin e shteteve të lira dhe të pavarura dhe paralajmëroi se do të përgjigjet me masa juridike”, kumtoi Ministria venezuelase e Punëve të Jashtme.(koha.mk)