Uashington, 27 mars – Nënpresidenti amerikan Majk Pens paralajmëroi se amerikanët “me çdo çmim” përsëri do të fluturojnë në Hënë në pesë vitet e ardhshme.
Ai shtoi se “sfidën” e kanë pranuar përfaqësuesit më të lartë të agjencisë amerikane hapësinore NASA.
“Sot jemi në garë hapësinore, njëjtë siç ishim në vitet e 60-ta, theksoi Pens në takimin e Këshillit kombëtar për Hapësirë në Hantsuill, Alabama.
NASA paraprakisht kumtoi se planifikon që përsëri të dërgojë astronautë në Hënë deri në vitin 2028.