Singapor, 16 nëntor – Nënpresidenti amerikan Majk Pens sot deklaroi se Deti Jugor Kinez nuk është pronësi vetëm e një shteti dhe se anijet e aeroplanët amerikan edhe më tutje do të kalojnë mbi dhe nën të, sipas normave të së drejtës ndërkombëtare.
Para liderëve të vendeve nga Azia Juglindore, Pens theksoi se në rajonet e Oqeanit Indian dhe Paqësor nuk ka vend për “agresion dhe perandori”.
Mediumet amerikane komentojnë se deklarata e Pens-it me siguri do ta hidhërojë Kinën, e cila para një jave i dërgoi thirrje SHBA-së të ndalen me dërgimin e anijeve të tyre dhe aeroplanëve ushtarak në afërsi të ishujve për të cilat Pekini pohoi se ka të drejtë në Detin Jugor Kinez.
Përveç Kinës pretendime për atë det dhe ishujt e tij shprehin Brunei, Vietnami, Malejzia, Tajvani dhe Filipinet. Përmes Detit Jugor Kinez në vit zhvillohet qarkullim tregtar prej rreth tre miliard dollarë.