Pengohet kontrabandë e marijuanës nga Shqipëria për në Maqedoninë e Veriut përmes Liqenit të Ohrit

62

Pogradec, 20 qershor  – Policia në Pogradec ka penguar kontrabandë të marijuanës nga Shqipëria për në Maqedoninë e Veriut përmes Liqenit të Ohrit.

Janë arrestuar dy persona, për të cilët kanë ekzistuar dyshime se këtë “veprimtari” e kanë kryer disa herë.

Me këtë rast, siç kumtoi policia, u konfiskua drogë në sasi më të vogël.

Në kumtesë shtohet se në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë së Veriut po punohet në zbulimin dhe arrstimin edhe të personave tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Policitë e dy vendeve janë përfshirë edhe në ndriçimin e rastit me kokainën e konfiskuar në Durrës. Sipas informatave të fundit të policisë, në kamionin, me të cilin ka drejtuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, janë konfiskuar gjithsej 324 kilogramë e 400 gramë kokakinë, i paketuar në kuti me logot e Çikago Bullsit, Pari Sen Zhermenit, Kenzos dhe Diorit.