Aktorja e njohur Penelope Cruz i mahniti të gjithë në tapetin e kuq teksa merrte pjesë në premierën e “Official Competition” në Festivalin e Filmit në San Sebastian. Ky festival ndërkombëtar këtë vit zhvillohet në qytetin spanjoll Donostia-San Sebastián në Spanjë dhe do të zgjasë nga datat 17-25 shtator,shkruan “Daily Mail”.
Penelope Cruz mori çmimin ‘Aktorja më e Mirë’ gjatë ceremonisë përmbyllëse të Festivalit të Filmit në Venecia për paraqitjen e saj në filmin “Madres Paralelas”. Aktorja ishte e ftuara e nderit në premierën e Festivalit të Filmit në San Sebastian për filmin ‘Official Competition’ ku ajo është edhe protagoniste.
Aktorja bukuroshe arriti që të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve gjatë eventit të organizuar në teatrin “Victoria Eugenia”, teksa parakalonte në tapetin e kuq me një fustan të bardhë mjaft elegant dhe unik. Penelope dukej e mahnitshme me veshjen që nxirrte në pah në mënyrë të përkryer të gjithë figurën e saj.
Fustani ishte i përbërë nga një dekolte e hapur dhe që vazhdonte me valëzime deri në fund të këmbëve. Ajo kishte zgjedhur që t’i kombinonte takat në ngjyrë metalike me çantën e vogël po në të njëjtën ngjyrë. Për ta përmbyllur look-un e saj bukuroshja 47-vjeçare kishte vendosur një byzylyk fin dhe një palë vathë të mëdhenj floriri.