Situata aspak e mirë që po kalon te Barcelona, ka bërë që Malcom të pendohet për zgjedhjen e tij. Pas disa muajsh nga kthesa e pabesueshme e verës, me udhëtimin drejt Italisë të anuluar dhe transferimin e tij te Barcelona, edhe pse ishte arritur marrëveshja mes Romës dhe Bordeaux, sulmuesi brazilian duket se është penduar për “tradhtinë” dhe kërkon të rinisë tratativat me drejtuesit e klubit italian. Por gjetja e akordit me verdhekuqtë do të jetë e vështirë, pas goditjes që morën në verë. Barcelona shpenzoi 41 milionë euro, që shkuan në arkat e Bordeaux, por mund ta humbasë tashmë për një shifër ndjeshëm më të ulët.