Lufta antifashiste është në themelet e shtetit bashkëkohor të Maqedonisë, ndërsa në atë luftë kemi luftuar kundër atyre të cilët ishin në anën e fashistëve, thotë presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski.
Kontesti maqedono-bullgar mund të zgjidhet vetëm nëse respektohet dinjiteti i popullit maqedonas dhe bullgar, dhe me shmangien e grackës së rrezikshme të revizionizmit historik kur ai në vend se mbi fakte, është themeluar mbi konstruksionet politike, vlerëson presidenti Pendarovski në intervistë për Dojçe vele në gjuhën maqedone pas qëndrimeve të nxjerra nga kryeministri Zoran Zaev në intervistën e djeshme për agjencinë bullgare BGNES.
“E shikova intervistën e kryeministrit dhe i lexova reagimet në opinionin e Maqedonisë, dhe në një pjesë të komenteve, për fat të keq, ishte e pranishme dilema nëse kreu shtetëror vepron vetëm në lidhje me këtë çështje kombëtare vitale. Për zgjidhjen e kontesteve me peshë strategjike nevojiten dy parakushte: të ekzistojë vullnet politik që ndonjëherë nënkupton edhe guxim politik të arrini deri te konsensusi i cili asnjëherë nuk ua rrit rejtingun, dhe e dyta – të mbaheni në faktet historike të cilat janë verifikuar ndërkombëtarisht edhe deri te realiteti politik i cili është i dukshëm. Në pjesën e parë, opinioni ynë e di se unë jam politikani i parë maqedonas në histori i cili publikisht ofroi ligjërim më të gjërë politik në lidhje me njërin nga apostujt më të mëdhenj të lëvizjes revolucionare të Maqedonisë”, thotë Pendarovski.
Megjithatë, shton presidenti, “nuk shkova më tutje, sepse ajo është punë e Komisionit të përbërë nga historianët, më pak punë e politikanëve”.
“Me kryeministrin Zaev në shumë kthime kemi biseduar në këtë temë dhe asnjëherë nuk kemi pasur kontest se disa personalitete dhe ngjarje mund të festohen edhe në të dy anët, por, se populli maqedonas e ka historinë e vet, sikur që e ka edhe populi bullgar. Njëkohësisht në të gjitha paraqitjet e mia publike qartë tregoj se lufta antifashiste është në themelet e shtetit bashkëkohor maqedonas, ndërsa në atë luftë kemi luftuar kundër atyre që ishin në anën e fashistëve. Përvoja ime 20-të vjeçare në politikën ndërkombëtare më mundëson në mënyrë të saktë t’i mat fjalët dhe qëndrimet të cilat i shreh kur bisedoj me bashkëbiseduesit e mi bullgar dhe me miqtë tanë nga bashkësia ndërkombëtare. Dhe secilit prej tyre qartë i tregoj se kontesti maqedono-bullgar mund të zgjidhet vetëm nëse deri në fund respektohet dinjiteti edhe i populli maqedonas dhe atij bullgar dhe me shmangien e kurthit të rrezikshëm të revizionizmit historik kur ai në vend se mbi fakte, është themeluar mbi konstruksione politike”, thekson presidenti Stevo Pendarovski.